Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, serish e ka quajtur kryeministrit Albin Kurti mashtrues dhe hajgaregji.
Derisa ka shpërndarë shkrimin e gazetës Nacionale, i cili flet për moszgjedhjen e sekretarëve nëpër ministri, ajo ka shkruar se Kurti nuk mund t`i fsheh dështimet e tij duke e sharë PDK-në.
“Albin a mundesh mem kallxu çka të kam kallxu në seancen e fundit! Qe pse I ke lanë 10 ministri pa sekretarë. Qe pse e ke lanë Policinë e Kosovës ende pa Drejtor. Nuk mundesh më me i mbulu deshtimet tua duke e sha PDK-në. Je veç një hajgaregji, e mashtrues!”, ka shkruar Musliu.