Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë sot sërish thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë vigjilente dhe të reagoj sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat siç tha lideri i opozitës, janë kthyer në punkte të Vuçiqit, si tentim për ndarjen e Kosovës.
Kreu i PDK-së ka shkruar se për heqjen e barrikadave, Qeveria e ka mbështetjen e tij të plotë.
“Prandaj, siç kam bërë gjatë gjithë kësaj kohe, disa herë, po e bëj këtë thirrje përsëri sonte, uroj për herë të fundit: Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zmbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi.