Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë, ku një paciente e Entit Special në Shtime që po trajtohej aty ka ndërruar jetë në moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua 32-vjeçare, e cila ishte dërguar në këtë qendër në gjendje të rëndë nga punonjësit e Entit Special
32-vjeçarja po trajtohej në QKUK që një kohë, por gjendja e saj vetëm sa ishte përkeqësuar dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.