Gëzon Kastrati, djali i Heroit të Kombit z. Isa Kastrati ka treguar disa nga detajet tronditëse për trajtimin e luftëtarit Salih Mustafa në Hagë. Gjykata Speciale e ka trajtuar në mënyrë shtazarake Salih Mustafën. Shkruan gazeta papirus.
“Paramendojeni, Calin e kanë mbajtë të izoluar për 9 muaj, në burg – brenda burgut. Nuk e kanë lënë me e taku as avokatin e popullit, a mundeni me besu që secilën natë për çdo orë ia kanë dhezë dritën veç mos me lanë me fjetë. A mundeni me besu që gardianët që kanë punu edhe më herët në burg kanë treguar se nuk kanë pa kurrë qesi trajtimi sikur të Calit”, ka treguar Gëzon Kastrati, djali i Heroit Isa Kastrati./Gazeta Papirus/