GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri, Vuçiq vendosi barrikadat për ta penguar marrëveshjen finale

24/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se është dorëzuar para veprimeve kriminele të serbëve në veri.

Krasniqi tha se Kurti nuk mund të veprojë siç i konvenon, herë si analist e herë si kryeministër. Ai ka kërkuar nga kryeministri veprime konkrete për të mos i lënë kriminelët në veri të përcaktojnë kufij.

“Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit. Ne po flasim që ata janë kriminel atje, tash çka dëshiron të bësh, t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshiron të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës”, deklaroi Krasniqi për Blic.

Tutje, kreu i PDK’së tha se është zgjatur tepër afati për heqje të barrikadave në veri, derisa te Qeveria apeloi që të insistojë te KFOR-i për ta përshpejtuar procesin.

“Unë prapë po e them nuk e preferoj heqjen e tyre si opsion të parë nga institucionet e Kosovës, por nuk e shoh as opsion dorëzimin. Po barrikadat janë ende aty. Qeveria po thotë po presim edhe pak, po presim edhe pak, unë vetëm këtë pyetje kam sa është kjo pak? Para 10 dite e tha njëfar togfjalëshi interesant “KFOR ka kërkuar pak kohë që t`i heqin shumë shpejt barrikadat”. Sa është kjo pak kohë, në rregull jam me kohën por deri kur? Nëse hyjmë në festa pastaj deri te krishtlindjet ortodokse me barrikada, atëherë do të jetë normalitet i ri dhe druaj se do të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel”, tha kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, personi që fshihet pas barrikadave është presidenti serb Vuçiq, dhe se këtë e bëri për ta penguar marrëveshjen.

“Me fol për barriakdat në Bruksel është një gabim katastrofal .. po shihet nëse nuk largohen barrikadat unë mendoj që kryeminsitri në asnjë mënyrë të mos flas për barrikada në Bruksel, duhet ta refuzoj. Kjo nuk është temë me të cilën duhet të ulet Vuçiqi për të folur për largimin e tyre, ndryshe është dorëzim total, është dorëzim përmes njohjes së fuqisë së tij. Unë besoj se Vuciqi i ka vendos barriakdat për ta penguar marrëveshjen”, theksoi ai

Tags: Albin KurtiKrimineletmemli krasniqiMitrovicësQeveriaveriu
ShareTweetShare
Previous Post

Mahmuti: Padrejtësia ka emër-Dhoma të Specializuara

Next Post

“Calit secilën natë për çdo orë ia kanë dhezë dritën veç mos me lanë me fjetë”, trajtimi në Hagë

Next Post

“Calit secilën natë për çdo orë ia kanë dhezë dritën veç mos me lanë me fjetë”, trajtimi në Hagë

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.