GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Drejtori i shkarkuar i Spitalit të Pejës: Ka ndikime politike nga VV-ja, s’jam përgjegjës

24/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Drejtori i shkarkuar i Spitalit të Pejës: Ka ndikime politike nga VV-ja, s’jam përgjegjës
Share on FacebookShare on Twitter

Spitali i Përgjithshëm i Pejës gjatë ditës së shtunë kishte njoftuar se në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur që ishte futur aksidentalisht në rrobalarëse, janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe ai për infermieri në këtë spital.

Por, drejtori  Shëndetësor në Spitalin e Pejës, Muhamet Haliti, ka reaguar ashpër ndaj Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës (ShSKUK), duke e konsideruar se kanë bërë shkelje ligjore.

“Jam i njoftuar për rastin në fjalë, përmes njoftimit për opinion nga faqja zyrtare e Spitalit të Pejës, dhe është për t’u befasuar sesi sot është ndërrmarrur një vendim i tillë, derisa jemi në shfrytëzim të ditës së vikendit dhe vendimet nuk mund të merren në vikend, meqë zyra e protokolit dhe e vulës është e mbyllur dhe njoftimi për shkarkim pa vendim zyrtar konsideroj se është shkelje ligjore. Po ashtu në këtë njoftim shkruan se shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte për rastin në fjalë, pra për frytin e vdekur”, ka shkruar Haliti.

Haliti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka sqaruar se rasti në fjalë nuk është përgjegjësi e tij.

“Sa për opinion ju sqaroj se ky rast nuk perputhet aspak me pergjegjësit dhe detyrat e drejtorit mjekësor. Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoj rastin duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me pergjegjësi të plotë. Pacientja e pranuar është ekzaminuar, ajo dhe familja janë njoftuar për frytin e vdekur, pacientja është operuar me kohë, terapinë e ka marrë me kohë , gjithcka lidhur me rastin është dokumentuar dhe pacientja e pajisur me fletëlëshim është liruar në gjendje të rregullt.Po ashtu foshnja e vdekur gjatë intervenimit kirurgjik i është dorëzuar mamisë që e njejta të vazhdonte me procedura tjera”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar në detaje edhe ndaj kujt bie përgjegjësia në lidhje me foshnjën e vdekur në spitalin  e Pejës.

“Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut.Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi. Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati. Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor. Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik , dhe sherbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizik, pastruesit dhe puntorët e lajtorës së spitalit. Rasti ka filluar me marrjen e foshnjës nga pastruesi i cili është i suspenduar për shkak të pakujdesisë së tij, e ka derguar ne lajtore ku prapë nga pakujdesia e puntorëve në lajtore ka përfunduar ky rast. Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka nderhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vëndim për ta shfajësuar përgjegjësine e tyre morale për dorëheqje. Në këtë vendim do të bëj ankimim ligjor dhe shpresoj që drejtësia do të marrë vendimet e duhura”, ka shkruar Haliti në fund të reagimit.

Tags: Muhamet HalitiReagimSHSKUKSpitali i Pejes
ShareTweetShare
Previous Post

Vedat Muriqi, futbollisti më i mirë i vitit nga FFK-ja

Next Post

Ballkani klubi më i mirë, Ilir Daja trajneri më i mirë i vitit 2022

Next Post
Ballkani klubi më i mirë, Ilir Daja trajneri më i mirë i vitit 2022

Ballkani klubi më i mirë, Ilir Daja trajneri më i mirë i vitit 2022

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

21/05/2025
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

21/05/2025
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.