Në protestën e organizuar nga PSD-ja po marrin pjesë edhe veteranë të UÇK’së, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.
Nga protesta, Klinaku përsëriti se Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët dhe krimet e pushtuesve serbë. Ai tha se madje Specialja e ka quajtur edhe organizatë të përbashkët kriminale Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet që i ka shkaktuar pushtuesi serb. Ajo po gjykon luftën tonë çlirimtare. Po e gjykon UÇK-në, duke e quajtur edhe si organizatë e përbashkët kriminale. Ata gjenden në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë. Organizatat e veteranëve kanë qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”.
Nga hapësira përpara Grandit, protestuesit e grumbulluar me ftesë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë vazhduar deri tek sheshi “Ibrahim Rugova” në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.