Ka nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.
Dardan Molliqja, kryetar i PSD-së, dje ka thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.
Motoja e protestës është “JO në emrin tim!”, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa