GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bërnabiq: S’bisedojmë për planin franko-gjerman pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit

24/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Bërnabiq: S’bisedojmë për planin franko-gjerman pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë për planin franko-gjerman të propozuar nga BE-ja se “nuk di” se si të bisedojë për të, derisa s’është zbatuar Marrëveshja e Brukselit.

Ajo për këtë temë është pyetur nga gazetarët në qeverinë serbe, por nuk dha një përgjigje konkrete, derisa u mundua ta fajësojë Kosovën se nuk ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara më parë, raporton Danas.

 

“Pala serbe është ende në pritje të zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën – Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar në vitin 2013. Gjithmonë pyes ndërkombëtarët dhe partnerët e huaj se kush do të garantojë marrëveshjen e dytë, nëse e para ende nuk është zbatuar”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet e nënshkruara nuk i zbaton as Serbia.

Bërnabiq ka folur edhe për situatën në veri të vendit, duke thënë se nuk “dëshiron as të mendojë” që Policia e Kosovës t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës.

“As që do të doja të mendoja se policia e Kosovës po heq barrikada dhe po vë në pikëpyetje jetët e njerëzve, siç ka paralajmëruar Albin Kurti”, duke shtuar se po të ndodhte kjo do të përbënte “sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve që janë prapa barrikadave”.

“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka kuptim të mjaftueshëm nga ana e akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”.

Për kërkesën e bërë ndaj KFOR-it që të kthejnë personelin ushtarak në Kosovë, kryeministrja serbe  tha se “vlerëson faktin se KFOR-i po shqyrton kërkesën e Serbisë” dhe se nuk e ka refuzuar menjëherë.

Për këtë kërkesë të Serbisë, emisari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se e kundërshtojnë këtë kategorikisht, duke shtuar se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Tags: Ana Bërnabiq.planin franko-gjerman
ShareTweetShare
Previous Post

Shkarkohen edhe drejtori mjekësor dhe ai për infermieri në Spitalin e Pejës, pas rastit me foshnjën

Next Post

Vajza e Peles publikon një fotografi nga spitali: Edhe një natë bashkë

Next Post
Vajza e Peles publikon një fotografi nga spitali: Edhe një natë bashkë

Vajza e Peles publikon një fotografi nga spitali: Edhe një natë bashkë

Lajmet e fundit

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

23/05/2025
Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

23/05/2025
Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

23/05/2025
Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

23/05/2025
Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

23/05/2025
Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.