Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e prezantoi si një zbulim epokal mineralin e kalcit, megjithëse të njëjtën gjë e kishte bërë një dekadë më parë edhe kompania “Belkal Han”.
Në atë kohë, ajo nuk kishte kapacitete të mjaftueshme për të realizuar projektin dhe gjërat mund të ndryshojnë pasi bashkë-investitor u bë edhe kompania “Mistik Minerals Kop”.
Është interesant fakti se përfaqësia e kësaj kompanie ndodhet në të njëjtën adresë me kompaninë “Doli Bel”, bashkëpronarë të së cilës janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, si dhe disa kompani të tjera që shpesh herë kanë marrë punë nga shteti serb, raporton nova.
Në vitin 2014, kryetari i komunës së Gadzin Han, Sasha Gjorgjeviq, u tha gazetarëve se paratë ishin pengesë për shkak se miniera e kalcitit në Suva Planina nuk ishte hapur, transmeton Telegrafi.
Më pas ai tha se kompania që ka marrë të drejtën e hulumtimit dhe që po bën dokumentacionin për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit nuk mund ta realizojë e vetme të gjithë projektin dhe është në kërkim të partnerit afarist, pra bashkë-investitorit.
“Për momentin nuk kanë gjetur një kompani të përshtatshme, por nuk kanë hequr dorë nga hapja e minierës”, tha Gjorgjeviq.
Në atë kohë, ai në fakt fliste për kompaninë “Belkal Han”, e cila u themelua në vitin 2010 dhe pak dihet për të. Megjithatë, krahasuar me periudhën kur u themelua dhe kur ishte në kërkim të një partneri për biznes, struktura e saj e pronësisë ka ndryshuar.
Kështu që nga fundi i vitit 2018, kompania “Mistik Minerals Kop” ka aksione në atë shoqëri, e cila është në pronësi të plotë të kompanisë offshore nga Qipro, “Ipox holdings LTD”.
Kur shikoni informacionin bazë për të në APR, mund të shihni se selia e saj është në rrugën “Ulica Partizanske Avijacije 4”, në katin e dytë në Beograd. Në të njëjtën adresë, ndodhen edhe kompanitë “Emporio Team” dhe “V.I.P. siguria”. Pronare e kësaj të fundit është edhe kompania nga Qipro “Maar investimes LTD”.
Si ajo ashtu edhe “Ipox holdings LTD”, e cila qëndron pas “Mistik Minerals Kop”, janë të regjistruar në të njëjtën adresë në Nikozia të Qipros.
Interesant është edhe fakti se në “Partizanske Avijacije 4”, në katin e tretë, ndodhet një tjetër kompani e njohur – “Dolly Bell”. Ajo kompani është në pronësi të plotë të Inkop nga Çuprija, pronarë të së cilës janë vëllezërit Zharko dhe Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq. Kjo kompani ndërtimi shpesh angazhohet në projekte të mëdha infrastrukturore në Serbi, më së shpeshti si nënkontraktore.
Zvonko Veselinoviq edhe Milan Radoiçiq janë të njohur për publikun serb, sepse ata po kërkohen në Kosovë si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb nga Kosova. Oliver Ivanoviqit. Ata dhe disa nga kompanitë e tyre fillimisht u gjendën nën sanksionet e SHBA-së, me shpjegimin se i përkasin rrjeteve të korruptuara të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Britania e Madhe gjithashtu vendosi kohët e fundit sanksione kundër tyre. Për Milan Radoiçiqin, britanikët thonë ai përfiton nga abuzimi me kontratat shtetërore dhe se përdor ndikimin për t’i dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të ndërtimit që ai zotëron.
Në shpjegim thuhej se Zvonko Veselinoviq përdorte kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore.
Kushdo që gërmon lalcit nga Suva Planina, sipas përfaqësuesve të autoriteteve, si dhe të kompanisë “Belkal Han”, do të gërmojë karbonatin e kalciumit jashtëzakonisht të pastër.
Me fjalët “Zoti na shikoi”, Vuçiq së fundi zbuloi se ari, si dhe minerali kalcit, me pastërti jashtëzakonisht të lartë, është gjetur në një nga pjesët më të varfra të Serbisë.
“Ky kalcit këtu është më i pastri. Ndodhet diku në jug të Nishit, në jug të Gadzin Han”, tha ai.
Ministria e Minierave dhe Energjisë deklaroi se shfrytëzimi i tij është jashtëzakonisht i gjerë, sepse përdoret pothuajse në të gjitha industritë – nga ngjyra e llaqeve, plastikës, letrës, deri te lëndët e para për farmaceutikë, kozmetikë, aditivët ushqimorë dhe në industrinë kimike.
Ata gjithashtu njoftuan se po hulumtojnë me sukses mundësinë e përdorimit të kalciumit për prodhimin e baterive, të cilat mund të zëvendësojnë bateritë e litiumit.