Deputeti Mefail Bajqinovci ka njoftuar se sot përfundoi sesioni vjeshtor i punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai thotë se kjo është legjislatura më e suksesshme deri më tani, me 111 ligje të miratuara.
“Përveç punës në Kuvend, kemi shkuar gjithandej nëpër terren, në secilën komunë e qytet duke takuar mijëra qytetarë anembanë vendit, ku kemi marrë sygjerime, ankesa dhe kërkesa, duke ju përgjigjur secilit dhe duke bërë përpjekje maksimale për përfaqësim” ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Me votimet e sotme e përmbyllëm sesionin vjeshtor të punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me 111 ligje të miratuara nga fillimi i sesionit pranveror (87 ligje) dhe me 24 ligje në këtë sesion vjeshtor, jemi legjislatura më e sukseshme me rekorde dhe produktivitet krahasuar me vitet paraprake.
Përveç punës në Kuvend, kemi shkuar gjithandej nëpër terren, në secilën komunë e qytet duke takuar mijëra qytetarë anembanë vendit, ku kemi marrë sygjerime, ankesa dhe kërkesa, duke ju përgjigjur secilit dhe duke bërë përpjekje maksimale për përfaqësim.
Gjatë kësaj periudhe deri në fillim të sesionit pranveror në mes të janarit, do të ndodhem në ShBA tek familja ime.
Angazhimi ynë është i përhershëm dhe përfaqësimi për qytetarët dhe interesat më të mira për të gjithë është i pandalshëm! Mirë u takofshim me suksese të përbashkëta në punët e reja, vitin 2023