Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po i bënë shërbime presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ajo në seancën e sotme të Kuvendit, u shpreh e çuditur, siç tha për qetësinë e kryeministrit Kurti, derisa e ka bërë “llugë” me situatën në veri.
Kryeministër po më vjen mirë që po ki kohë se dy ditë me qëndru këtu ulur dhe me dëgju llafe. Përbesë po më doket se jam duke jetuar në Zvicër apo Amerikë. Është duke më çudit kjo qetësia jote, po mendoj se është duke zbatuar rendi dhe ligji në krejt Kosovën.
“Po mendoj se s’ka barrikada dhe atë realitet që po e shoh është një ëndërr e keqe, pasi kur po vi këtu në parlament dhe po të shoh duke qëndru qetësisht, për besë po çuditem me juve. Ndoshta kjo është dëshira juve që keni pas me bërë këtë vend llugë dhe me i bërë shërbim Vuqiqit dhe tash po rrin i qetë se ke realizu atë dëshirë të Vuçiqit”, tha ajo