Arben Vitia mund t’i kthehet edhe një herë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ish-ministri e kishte lënë këtë detyrë, për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës, të cilën e kishte humbur nga kandidati i LDK-së, tani kryetar i kryeqytetit, Përparim Rama.
Të paktën dy media, sot raportuan se Vitia është propozuar në VV që të emërohet sërish ministër shëndetësie, pas dorëheqjes së pasardhësit të tij në ministri, Rifat Latifi.