Pasi dështoi në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Arben Vitia po rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë.
Demokracia.com nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka mësuar ekskluzivisht se ish-ministri Arben Vitia do të rikthehet si Ministër i Shëndetësisë dhe ditëve të ardhshme ky vendim i Kurtit do të bëhet publik.
“Arben Vitia kthehet Ministër i Shëndetësisë brenda këtij viti”, ka thënë një bashkëpartiak i Vitisë.
Sipas tij, Vitia tashmë ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e tij në spitalin privat “Olive”, ku ishte sistemuar pas dështimit në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës.
Ministria e Shëndetësisë në kohën sa drejtohej nga Arben Vitia kishte nënshkruar me dhjetëra tenderë e kontrata të dyshimta për furnizime të ndryshme që kanë të bëjnë me pandeminë e COVID-19.
Këto kontrata dyshohet se ishin dhënë duke u favorizuar operatorët ekonomikë dhe çmime të larta.