Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Pal Lekaj, tha se strategji për energjinë e prezantuar nga qeveria është e zbrazët.
Ai numërojë dhjete mangësitë që sipas tij ka kjo Strategji, ai shtoi se këtë strategji Kosovën e pret një terr i madh për 10 vite.
“Kriza energjetike është thelluar më shumë nga pakujdesia dhe injoranca e vazhdueshme e qeverisë. Strategjia e energjisë është vonuar dhe është shumë e zbrazët në materie. Kjo qeveri edhe pse kemi pasur gjatë krizë, pas 22 muajve e ka pruar strategjinë që as pak nuk i përmbush nevojat e qytetarëve. Me këtë strategji na pret një terr i madh për 10 vite” tha ai.