Sipas ekspertëve, meshkujt që u përkasin këtyre shenjave të horoskopit i lënë femrat gojëhapur. Pra, besohet se disa shenja të horoskopit kanë më shumë sharm dhe dallohen nga tjerët për shkak të aftësive të joshjes që i kanë.
Demi Demi është spontan dhe kjo është ajo çfarë e pushton polin e kundërt. Me Demin në lidhje, femrat ndihen të veçanta dhe aventureske. Demi ka ngrohtësi natyrale në sy dhe kjo ndikon që t’i joshë shumicën e femrave.
Binjakët Emri i dytë i Binjakëve është sharmi. Binjakëve u pëlqen t’i joshin femrat dhe të flasin mirë, andaj gjithmonë vijnë me ndonjë histori interesante sepse duan ta joshin gjininë e kundërt. Ata e theksojnë inteligjencën e tyre, gjë e cila i dallon ata nga shumica, ndërkaq qëndrimin e tyre pozitiv ia bartin edhe personit me të cilin rrinë.
Akrepi Ky mashkull është vështirë për të mos u vërejtur. Shikimi i tij ju bën të ndiheni e veçantë. Është shenjë e Horoskopit që ka ndjenja të thella, ndërkaq intuita e tij është aq e avancuar saqë e din saktësisht çfarë dëshironi dhe kur doni.