Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se me ligjin për pagat në sektorin publik, nuk është paraparë një koeficient bazë dhe paga e zyrtarëve publik asnjëherë nuk dihet sa do të jetë me datën 1 janar sepse gjithmonë ka me qen subjekt i mendimit të ministrit të Financave apo i një qeverie.
Në emër të LDK-së, Bajrami tha se për këtë ligj nuk dite vlera monetare e koeficientit dhe se sot kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati duke të tregojë se nëse i merr votat, kur do të hyjë në fuqi,
“Ata 83 mijë zyrtarë të cilët me padurim po e presin, disa prej tyre sepse disa dëmtohen në qoftë se marrin referenca dhe nëse bëjnë krahasime me pozitat dhe pagat që i kanë pas paraprakisht, ata që po e presin me padurim duhet ta dinë se sot në këtë Kuvend, 110 deputetët sa jemi në sallë nuk e di saktësisht se kur ky ligj do të hyjë në fuqi….duhet të ketë një koeficient bazë, zyrtarët publik 83 mijë sa janë në sektorin publik, duhet të kenë siguri për pagën e tyre, domethënë paga e zyrtarëve publik me hyrjen në fuqi të këtij ligji asnjëherë nuk dihet sa do të jetë me datën 1 janar sepse gjithmonë ka me qen subjekt i mendimit të ministrit të Financave, subjekt i një qeverie e cila ndoshta është në fushatë zgjedhore ka mundësi me u ngrit por nëse përballet me kriza, atëherë ka mundësi edhe me u zbrit“, tha ajo, duke shtuar se asnjë amendament i propozuar nga opozita nuk është votuar.
Ajo shtoi se pa u adresuar këto çështje, LDK nuk do ta votojë këtë projektligj