Klubet sportive në Kosovë e shohin veten në gjendje të rëndë financiare. E kjo gjendje po del se mund t’ju rëndohet edhe më shumë.
Kjo pasi donatorët e disa prej klubeve sportive nuk do të mund të llogarisin në lehtësimet që i ofron Ligji për Sponsorizim për ta, shkruan Gazeta Express.
Në këtë rast, do ta pësojnë klubet e Federatave që s’janë licencuar nga Ministria e Sportit, përfshirë këtu edhe Federatën më të madhe sportive në vend, atë të Futbollit.
MKRS-ja nuk e ka licencuar ende shtëpinë e futbollit kosovar pasi ka kërkuar dokumente shtesë, të cilat nuk i ka pranuar ende.