Dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit.
Ky vendim është marrë më 19 dhjetor dhe thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.
I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.
Kujtojmë se Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.