Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.
Kurti ka thënë se si Qeveri po ndërmarrin të gjitha hapat në dispozicion për të siguruar ulje të konsumit të energjisë.
Në njoftim s’është dhënë ndonjë informatë për rrymën që po prodhohet në KEK dhe blloqet që janë në funksion.
Në mes të kësaj sfide që i ka shkundur themelet e njërit prej sektorëve më të lëna pas, KEK-u, me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, ka arritur që të përmbyll projekte të cilat do të sigurojnë vazhdimin e funksionimit të Korporatës dhe përforcimin e kapaciteteve të saj në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Kurti.
“Ai po ashtu tha se ky projekt është pjesë e angazhimit gjithëpërfshirës të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm, ku hyn edhe projekti “Solar 4 Kosova”, i cili parasheh zgjerimin e ngrohtores së Termokosit përmes energjisë solare”, thuhet në njoftim.
Në fund të njoftimit thuhet se “KEK-u tanimë i ka prodhuar 5,152 GWh orë, e nga të cilat 581 GWh orë janë eksportuar, i bie përafërsisht 11.2 për qind të prodhimtarisë së gjithëmbarshme ka shkuar për eksport. Për ta arritur këtë nivel të prodhimit janë nxjerrë rreth 7.5 milionë tonë të qymyrit nga 8 milionë sa kanë qenë të planifikuar për vitin 2022.”