GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gripi sezonal | Deri në 200 pacientë brenda një ndërrimi në QKMF, më të prekurit fëmijët

21/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:2 mins read
Gripi sezonal | Deri në 200 pacientë brenda një ndërrimi në QKMF, më të prekurit fëmijët
Share on FacebookShare on Twitter

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë, ka disa javë që numri i qytetarëve të prekur nga gripi sezonal është në rritje.

Brenda ditës pacientë në këtë qendër numri i atyre që kërkojnë shërbim arrin deri ne 200.

Doktoresha Drita Peqani për Front Online thotë se 30% prej tyre vijnë për të kërkuar trajtim mjekësorë për shkak të virozave.

 

“Vizitat e pacientëve është rritur dukshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kjo për arsye të virozave të ndryshme. Numri i pacientëve është mjaft i madh i cili frekuenton, psh në një ndërrim nga ora 7 deri ne 13 e 30, fluksi i pacientëve shkon në 200 kur është fluksi më i madh, e prej tyre ndoshta 30% mund të kërkojnë ndihmë për shkak të virozëve sezonale, deklaroi Peqani për Front Online.

E kategoria më e prekur nga këto viroza janë fëmijët.

Kështu tha doktoresha Peqani.

“Më të prekurit janë fëmijët dhe moshat shkollore, dmth personat të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me personat të cilët janë të infektuar nëpër kopshte, nëpër shkolla, studentë nëpër fakultete, në qendra studentore, këta janë më tepër të atakuar. Ndërsa më të kursyer janë personat me moshë më të vjetër të cilët në këto ditë të ftohta qëndrojnë brenda”, u shpreh Peqani.

Ministria e Shëndetësisë sot përmes një njoftimi publik ka kërkuar nga qytetarët që t’i drejtohet mjekut për problemet shëndetësore që u shfaqen atyre e që duke listuar simptomat kanë treguar se cilat kanë të bëjnë me covidin e zgjatur.

“Disa persona, veçanërisht ata që kanë kaluar forma të rënda të COVID-19, mund të përballen edhe më tej me simptoma si lodhje, ethe si dhe simptoma të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, zemrës, simptoma neurologjike, etj. Kërkoni këshilla dhe ndihmën e mjekut tuaj për t’i trajtuar simptomat e COVID-19 të zgjatur”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tags: Gripi Sezonalqkmf
ShareTweetShare
Previous Post

Jasharaj: Nëse Ligji i Pagave kalon, janari mund të jetë i qetë

Next Post

Deputeti gjerman: Situata në veri të Kosovës po përkeqësohet

Next Post
Deputeti gjerman: Situata në veri të Kosovës po përkeqësohet

Deputeti gjerman: Situata në veri të Kosovës po përkeqësohet

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.