Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Orët e mëngjesit do të mbesin me acar si dhe lokalisht me vranësira të ulëta, të cilat mund të mbesin të pranishme edhe pak në orët e pasdites, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 8-17 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje në vlerat maksimale, ku minimalet do të luhaten prej -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.