Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ky mision u ka dorëzuar furnizime esenciale oficerëve të Policisë së Kosovës në Rudnicë dhe Jarinje.
Ai tha se kjo u realizua pas kërkesës së Policisë së Kosovës.
Sipas tij, dorëzimi i këtyre furnizimeve ndodhi më 17 dhjetor.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe mjete higjienike”, shkroi ai në një cicërimë në Twitter.