98 persona kanë vdekur në aksidente të ndryshme trafiku për 11 muaj në Kosovë. Krahasuar me vitin 2021, këtë vit kemi ulje të aksidenteve me fatalitet. Pra në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 102 viktima.
Në statistikat e policisë, dërguar Gazetës Express, shihet se këtë vit ka rritje të aksidenteve me persona të lënduar.
Sivjet nga 7045 aksidente, lëndime trupore kanë pësuar 13369.
Këtë vit kemi edhe 11754 aksidente me dëme materiale.
Ndërsa, në total kanë ndodhur 18886 aksidente trafiku.
Gjithashtu janë shqiptuar edhe 602858 gjoba për personat që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për kujdes të shtuar në trafik.