Partia Socialdemokrate do të organizojë protestë të shtunën më 24 dhjetor, pas dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet heqje lirie.
Në konferencë për medie, Molliqaj tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.
Ai tha se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.