Anëtarja e kryesisë së PSD-së, Natyra Kuçi ka njoftuar se sot në ora 14:00 do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media.
Kuçi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se në këtë konferencë do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili do të njoftojë për datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.
“Sot, me datën 19 dhjetor (e hënë), nga ora 14:00, PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale”, ka shkruar Kuçi.
Postimi i plotë i Kuçit, pa ndërhyrje:
KONFERENCË PËR MEDIA
Sot, me datën 19 dhjetor (e hënë), nga ora 14:00, PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.
Konferenca mbahet në zyrën qendrore të PSD-së, rruga Bajram Kelmendi Nr.68.
Ju ftojmë ta ndiqni! ? ?