Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka thënë se janë në pritje të raportit të hetuesisë dhe inspektoratit për rastin e vrasjes së Hamide Magashi.
Gexha-Bunjaku pas takimit të grupit ndërministror nuk ka dhënë detaje nëse do të shkarkohet ndokush në QKUK.
“Jemi në pritje të çdo raporti inspektoratit dhe hetuesisë. Për çdo informatë do të merrni nga ministrja e Drejtësisë”, tha ajo shkurtimisht.