Një rast i vjedhjes ka ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
Policia njofton se janë arrestuar dy gra, të cilat dyshohet se kanë vjedhur në shtëpinë e një gruaje tjetër.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.
“VJEDHJE | Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 17.12.2022-17:58. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin kryer vjedhje në shtëpinë e ankueses femër kosovare. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.