Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi atyre u është gjetur drogë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se janë kontrolluar banesat e të dyshuarve.
Gjatë kontrollit, Kelani thotë se janë gjetur dhe sekuestruar tri qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, para, dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni te zbrazura, një veturë Audi me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit tjetër i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: tri qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë (5) qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, kartëmonedha 12×10€,7×5€,dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni te zbrazura, një veturë Audi me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej te dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit tjetër i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Kelani.