Sulmuesi kryesor i Francës është dëmtuar në gju, vetëm një ditë para finales së madhe të Botërorit të Katarit.
Olivier Giroud ka dëmtuar gjurin e tij dhe prezenca nesër në fushë është në dyshim.
Situata e tij shëndetësore pritet të vlerësohet në vijim.
Ndërsa tifozët presin me padurim vendimin nëse sulmuesi i “gjelave” do të luajë nesër në fushën e gjelbër ose jo.
Franca do të ndeshet nesër, në finalen e madhe të Botërorit të Katarit ora 16:00 kundrejt Argjentinës.