Analisti i njohut Ilir Mirena, ka reaguar ndaj postimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u krenua me bisneset private që po e furnizojnë me ushqime Policinë e Kosovës.
Mirena, këtë veprim të Sveçlës e ka konsideruar të turpshëm për Kosovën, që policinë i lë në mëshirë të bamirësisë.
“Marre! Falenderim per kete biznesin privat qe i qon ushqim policeve ne veri, ama eshte marre per shtetin e Kosoves me i lane policet atje ne meshire te lemoshave”, ka shkruar Mirena në Facebook.
Poashtu, sipas tij asnjë shtet funksional nuk do ta pranonte këtë ushqim.
“Nese ka shtet funksional nuk do duhej pranuar ky ushqim. Ne nje shtet efikas kur pergaditen fushata dhe aksione te karakterit te sigurise elementi me i rendesishem i ketyre fushatave eshte logjistika, e ketu perfshihet edhe furnizimi i trupave me ushqim”, ka shkruar ai.