Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se aktgjykim ndaj një individi, në këtë rast ai i Salih Mustafës, për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka reaguar pas dënimit nga Gjykate Speciale në Hagë kundrejt Salih Mustafën, një dënim prej 26 vjetësh burg.
“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – pa mosndëshkim”, ka shkruar Rohde.
Ndryshe, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është dënuar më 16 dhjetor, me 26 vjet burgim, për akuzat për krime lufte.
Gjykata Speciale me seli në Hagë e ka shpallur fajtor për akuzat për torturë, ndalim, arbitrar dhe vrasje e paligjshme, ndërkaq është shpallur i pafajshëm në akuzën për trajtim mizor.
Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.