Mbrëmë pas mesnate ë Lagjja e Boshnjakëve u ‘dridh’ nga zhurma e madhe që krijoi një detonim i radhës.
Banorët thanë për “Mitropol” se detonimi u dëgjua gjithandej lagjes rreth orës 02:50 pas mesnate, ani pse nuk e dinin lokacionin e saktë të shpërthimit, por se dyshojnë që edhe kjo të ketë qenë shok-bombë, ashtu siç ka ndodhur rëndom ditëve të fundit.
Ka kaluar më shumë se një javë prej kur serbët kanë filluar të hedhin shok-bomba në pjesë të ndryshme të veriut të vendit.
Kjo mbrëmë ndodhi pas lajmit për një arrestim tjetër të një ish-polici serb me emrin Slagjan Trajkoviq, nën dyshimet për krime lufte, ani pse lajmi për këtë arrestim nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
që nga 6 dhjetori prej kur kanë filluar shpërthimet, ky i mbrëmshmi shënon shpërthimin e 26 të radhës.
Nëpër vendbanimet me shumicë shqiptare ka të stacionuara forca policore dhe situata mbetet nën kontrollë, shkruan “Mitropol”.
Ndryshe, dy ditë më parë serbët kanë vendosur edhe një barrikadë të re në segmentin në Zupç, rrugës drejt fshatit Çabër, poashtu kanë hedhur një shok-bombë në Lagjen e Boshnjakëve. Barrikadat kanë gjashtë ditë që janë vendosur në zona të ndryshme të komunave veriore, pas arrestimit të Dejan Pantiq, ish-policit serb që dyshohet se sulmoi zyrat e KKZ-së tek “Tre Rrokaqiejt”.