Të dielen me 18 dhjetor do të zhvillohet finalja e madhe e kampionatit Botëror ”Katar 2022”.
Argjentin do të përballet me kampionin në fuqi, Francën
FIFA ka caktuar edhe gjystarin kryesor të finales së madhe.
Finalja i është besuar gjyqtarit polak, Szymon Marciniak.
41-vjeçari bëhet polaku i parë që ndanë drejtësinë në një finale të Botërorit.
Gjatë këtij edicioni, Marciniak ka referuar dy ndeshje, Argjentinë – Australi dhe Francë – Danimarkë.
Ndeshja Argjentinë – Francë do të zhvillohet në ”Lusail Iconik Stadium”, më fillim nga ora 16:00.