Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Motrat Qiriazi” në Prishtinë, ku një 27-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 27-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore, pasi kishte prerë venat dhe ka konsumuar preparate kimike. Falë intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar, ndërkohë që është njoftuar edhe Policia.
Sinjali mëson se një patrullë policore ka dale në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacione që zbardhin rrethanat e rastit, po akoma nuk është zbuluar motivi që e ka shtyrë viktimën drejt mendimit për vetëvrasje.
Pasi Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për ngjarjen, ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Vetëvrasje në tentativë’.
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.