Ylli i Arsenalit, Ben White është ribashkuar me të fejuarën e tij, Milly Adams, pasi u largua nga Kombëtarje e Anglisë për “arsye personale”.
Mbrojtësi, 25 vjeç, u largua nga kampi i Anglisë në Kupën e Botës më 30 nëntor para fillimit të eliminatoreve të Tre Luanëve.
Më pas dolën raporte për një përplasje të mundshme me ndihmës-trajnerin e Anglisë, Steve Holland.
Megjithatë, shefi i Tre Luanëve, Gareth Southgate hodhi poshtë akuzat se White kishte shkuar në shtëpi si rezultat i një grindjeje.
Ëhite që atëherë është ribashkuar me bashkëlojtarët e tij të Arsenalit në Dubai të shtunën, përpara se të marrë pjesë në seancën e tij të parë stërvitore të dielën.
Dhe ai gjithashtu është ribashkuar me të fejuarën bukuroshe Milly.
Ëhite ka postuar një foto në Instagram ku shihet duke mbajtur dorën e 25-vjeçares brune.
Futbollisti i propozoi martesë në fillim të këtij viti pas muajsh lidhje, po ashtu White dhe Milly kanë gjithashtu tatuazhe të ngjashme “Të dua”.