GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Osmani: Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, ngjarje kulminante të këtij viti

15/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Osmani: Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, ngjarje kulminante të këtij viti
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit, duke folur për aktivitetin e saj në fushën e politikës së jashtme ka theksuar se gjatë vitit 2022 është investuar shumë në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtetet anekënd botës.

“Këtë vit kemi ndërmarrë hapa konkret drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në këtë institucion është moment kulminant i angazhimit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dje, ndërkaq nënshkruam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili sot i dorëzohet Presidencës Çeke, të cilën dua ta shfrytëzoj rastin ta falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme për këta 6 muaj. Anëtarësimi në BE është objektiv i yni strategjik, prandaj aplikimi na sjellë një hap më afër realizimit të këtij synimi historik. Në këtë frymë, ne kemi filluar po ashtu diskutimet politike me aleatët tanë për përfshirjen e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si hap paraprijës formal i anëtarësimit në NATO”.

Sipas saj, gjatë këtij viti me punën e saj është kujdesur që t’i ruajë e thellojë miqësitë ekzistuese, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, shtetet e BE-së.

“Vetëm gjatë këtij viti kam takuar 44 krerë të shteteve nga të gjitha kontinentet, 46 kryeministra, e shumë liderë të tjerë të dikastereve të ndryshme, përfshirë këtu edhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare. Gjatë këtij viti janë realizuar 19 vizita bilaterale (si mysafir apo nikoqir), si dhe Kosova është përfaqësuar në forume e takime të shumta rajonale e ndërkombëtare”.

Ajo ka potencuar se në çdo takim e vizitë në fokus ishte fuqizimi i bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë.

“Këtë vit, Kosova u ftua të jetë palë e barabartë në krijimin e Komunitetit Politik Evropian, që është nismë e Presidentit Macron e që bashkon 44 shtete të kontinentit tonë. Në Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian adresova sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe kërkova përkrahjen e partnerëve tanë në adresimin e këtyre sfidave”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani. Ajo ka përmendur në këtë funksion edhe mbajtjen e edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në të cilin mbi 500 pjesëmarrës, nga pesë kontinente të ndryshme, si dhe mbi 130 panelistë të ndryshëm.

Tags: Presidentja Vjosa Osmanisenace parlamentare
ShareTweetShare
Previous Post

Ushtarët britanikë të KFOR-it i pyesin serbët se kush po i drejton barrikadat, i përgjigjet njëri

Next Post

Gazetari serb: Pas takimit Escobar-Lajçak-Vuçiq, barrikadat do të hiqen shpejt

Next Post
Gazetari serb: Pas takimit Escobar-Lajçak-Vuçiq, barrikadat do të hiqen shpejt

Gazetari serb: Pas takimit Escobar-Lajçak-Vuçiq, barrikadat do të hiqen shpejt

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.