Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka nisur një peticion për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.
Goncharenko ka shkruar në Tëitter se nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti Volodymyr Zelensky duhet t’i përgjigjet.
I bëra një peticion presidentit të Ukrainës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25,000 nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina duhet ta mbështesë Kosovën tani”, ka shkruar ai në Twitter.
Goncharenko e kishte vizituar Kosovën gjatë muajit tetor.