Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti, me vendimet e tij të fundit karshi Serbisë, e ka lexuar gabim situatën në rajon.
Sipas tij, Evropa aktualisht më shumë ka interes që Serbia të futet në NATO dhe ta largojë Rusinë, nga rajonit, sesa të gjej një kompromis ndërmjet Kosovës dhe shtetit serb.
“Prej 1991-ës, Vuçiqi s’ka hy në Ambasadë Amerikane. Por, sot nuk ka takim që s’takohet me të. Politika është pragmatizëm. Veç na shqiptarët mendojmë që na dojnë. Ne duhet me i lidh interesat me të fortit. Ky sheh filma, dokumentarë. Ky e ka lexuar gabim realitetin e rajonit. Sot Evropës më shumë i intereson Serbia në NATO edhe me largu prej Rusisë, sesa një kompromis që ja jep Kosovës”, tha Limaj në Politiko.
Sipas tij, kryeministri Kurti e ka sjell sitatën që as zgjedhjet e Kosovës, s’mund t’i mbajë në territor të saj.
“Qe qysh ka ardh puna, nga ajo që s’po mahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, na e kanë pru punën që zgjedhjet tona mos me mujt me i majtë në territori tonin. Vuçiqin, e ka sjell në pushtet populli i vet. S’po e kuptojnë. Këtë gjendje, me shku në negociata rreth 17%, një pjesë e territorit tonë, mbetet e pakontrolluar dhe e paqeverisur, dhe përballë e kemi Serbinë që do ta minojë shtetin tonë”.
“Nuk negociohet kështu o djemë”, u shpreh Limaj.
Limaj është i njohur për deklaratën e ngjashme në fillim të mandatit të qeverisë Kurti, kur kishte deklaruar: “Nuk provohet shteti, o djem”, duke e cilësuar si të papërvojë këtë qeverisje.