GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ish kryeministri serb e pranon hapur për herë të parë: Pjesëtarët e forcave serbe ishin në Kosovë edhe pas vitit 1999

12/12/2022
në Ballina, Botë, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq, e ka zbuluar një fakt tronditës pas më shumë se 20 vitesh. Ai ka thënë se ushtria serbe ka qenë në Kosovë edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, edhe pas vitit 1999.

“Ka qenë sekret, por sigurisht të gjithë e dinin. Sigurisht që ne në atë kohë kishim forcat tona në Kosovë, ata nuk ishin me uniformë, ishin pjesëtarë nga Kosova, kështu që ata qëndruan atje ose ishin nga shërbimet e sigurisë. Këta janë personat që iu bashkuan Policisë së Kosovës pas disa vitesh. Sigurisht që është përgjegjësi e shtetit, kur është një pjesë e popullatës së cilës i rrezikohet jeta, të marrë masa adekuate. Kështu kemi pasur një prani joformale të forcave në Kosovë, qëllimi i të cilave ishte mbrojtja e jetëve të serbëve të rrezikuar në atë territor”, ka treguar Zhivkoviq, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se në mes të krizës në zhvillim, nga Beogradi vijnë lajmet se do të kërkojnë kthimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244. Sa është e realizueshme kjo? Marko Jakshiq thekson se nëse situata për serbët nuk përmirësohet, duhet pritur që shumica të largohen nga territori i Kosovës.

Ish-kryeministri serb, Zoran Zhivkoviq thotë se e kupton gjendjen shpirtërore të serbëve nga veriu i Kosovës. “Është pjesë e paradës së marrëzive të Vuçiqit, ku ai nuk fle natën dhe shqetësohet, kërcënon se do të bëjë diçka dhe më pas nuk bën asgjë. Dhe nëse thotë se do t’i mbrojë serbët, unë i kërkoj që të mos e bëjë fare këtë”, tha Zhivkoviq dhe kujtoi fatin e serbëve në Krajina, në të cilën Partia Radikale Serbe, anëtare e së cilës ishte Vuçiq gjatë asaj kohe i ka mbrojtur.

Ai beson se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë, ishte e panevojshme.

“Ka kuptim politik që të tërhiqen nga parlamenti deputetë, të cilët siç dëgjoj atje marrin rroga të mira dhe vozisin me targa të Kosovës, por jo të largohen policët serbë, sepse janë mbrojtje. Pavarësisht nga shenjat në uniformat e tyre, ata kanë armë dhe mund të parandalojnë çdo akt të dhunshëm kundër serbëve,” tha Zhivkoviq.

Ai e vlerëson politikën e Vuçiqit në Kosovë si “politikë dehjeje politike dhe kiçit”.

Ai kujton se edhe kur ishte ministër, në Kosovë kishte “gjithçka dhe çdo gjë”, por thekson se qeveria ka mbajtur kontakte me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe se situatat e rrezikshme janë shmangur.

Tags: Forcat Serbekosovaserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Kryetari i “Dardanëve” bën thirrje për pajtim të tifogrupeve kosovare, në kohën e krizës në veri të Kosovës

Next Post

Duda Balje e shqetësuar për situatën në veri

Next Post
Duda Balje e shqetësuar për situatën në veri

Duda Balje e shqetësuar për situatën në veri

Lajmet e fundit

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran

Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran

20/05/2025
Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.