Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, është treguar e drejtpërdrejtë me Serbinë, karshi situatën së krijuar nga serbët në Kosovë, të cilët kanë vendosur barrikada në dy rrugë nacionale.
“Qeveria kosovare ka bërë një veprim ekstra duke shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lokale , që të marrë situatën nën kontroll dhe kjo pikë së pari për të ofruar sigurinë e njerëzve në terren. Nga ana tjetër kjo situatë prej palës serbe është nxehur edhe më shumë kjo është shumë më shumë sesa pa përgjegjësi, tha kryediplomatja gjermane në nisje të takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së që po mbahet në Bruksel.
”Prandaj unë kam një apel urgjent ndaj Serbisë që të bëjë krejt çka ka në dorë që t’i mbrojë njerëzit në rajon. Në politikë bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve pra, popullit, prandaj kjo është përgjegjësi e qeverisë serbe”, shtoi Baerbock.