Vetëm pak ditë më parë në shtetin Gjerman pati një tentativë për grusht shteti. Por falë operacionit policor u bë e mundur parandalimi i grushtit si dhe arrestimi i 25 organizatorëve.
Në mes të arrestuarve ishte dhe kuzhinieri i njohur Frenk Hepner i cili njëkohësisht është dhe vjehrri i yllit të mbrojtjes së Real Madrid David Alabas. Ai dyshohet se ishte anëtar i stafit komandues të krahut ushtarak të grupit terrorist, përgjegjës për rekrutimin e anëtarëve të rinj, marrjen e armëve dhe pajisjeve të tjera, si dhe ndërtimi i një strukture komunikimi dhe IT të mbrojtur nga gabimet.
Ai gjithashtu kishte për detyrë të drejtonte mensën që do të siguronte ushqim për anëtarët e të ashtuquajturës “Ushtria e Re gjermane” ose thënë ndryshe ai do të ishte gjithashtu kuzhinier personal i Heinrich XIII, Princit të Reuss. Heppner mendohet se i ka dhënë grupit para, enë gatimi, një furgon kampi dhe një gjenerator emergjence. Sipas mediave gjermane hetuesit besojnë se Hepner ishte një anëtar i rangut të lartë të krahut ushtarak të grupit Reichsburger, të cilët planifikonin të bënin grusht shteti në Gjermani dhe të ekzekutonin Kancelarin,
Vajza 28-vjeçare e Heppner, Shalimar, është në një lidhje me Alaba, një futbollist që luan për Real Madridin dhe kapiten i Kombëtares së Austrisë. Çifti kanë një djalë i cili ka lindur në vitin 2019. Sipas mediave gjermane që u përpoqën ta kontaktojnë Alaba nuk po i përgjigjej kërkesave për koment dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me arrestimin e babait të saj. Në Gjermani, Heppner është një fytyrë e njohur edhe në ekranet e TV pasi ai ka moderuar shumë programe gatimi.