Për dallim nga nata e kaluar ku është raportuar se ka pasur tensione në veri të vendit, mëngjesi i sotëm është i qetë.
EULEX-i, KFOR-i italian dhe polak janë duke mbikëqyrur situatën në Veri. Aktualisht gjendja është e qete.
Megjithatë, barrikadat afër Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit vazhdojnë të jene në mes të rrugës, për pasojë rrugët dhe qarkullimi është i bllokuar.
Ekipi i Indeksonline është në veri për të raportuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet në atë pjesë të vendit.