Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.
Ai ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti se janë futur në aventura politike duke e sfiduar shtetin dhe se tani po e dorëzojnë atë.
“Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste. ‘Kur bie në gjumë me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur’. (proverbë e njohur nga populli ynë)”, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq: Ushtria jote çetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!”.
Postimi i plotë: