Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Zhabarë të Mitrovicës,
Një person ka vdekur në vend si pasojë e goditjes që pësoi nga një veturë që po kalonte andej, shkruan Mitropol, transmeton Gazeta Insajderi.
Lajmin e ka konfimruar edhe Policia e Mitrovicës.
“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore.
Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare.
Trupi i viktimës ka mbetur ende në rrugë, derisa pritet ardhja e Forenzikës për ta larguar trupin nga aty.