Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit për shtyrje të zgjedhjeve në veri.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se qeveria dështoi të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Ajo po ashtu përmendi edhe mbylljen e dy pikave kufitare në veri. Sipas saj, ky është dështim pas dështimi.
“Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.
Për më tepër, Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=169456522381938&id=100079527735092