Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dot pas një takimi me liderët opozitarë njoftoi për shtyerjen e zgjedhjeve në veri të vendit për datën 30 prill 2023.
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se në një situatë të tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje e përgjegjësi.
Sipas tij, nga veprimet e Kurtit u terrorizuan shumë qytetarë të veriut.
“Veliu, veliu, sovlaniteti, sovlaniteti… tap zgjedhjet n’prill!”
“Albin Kurti duhet të japë dorëheqje e përgjegjësi!”
“Sepse dhjetëra mijëra qytetarë, serbë e shqiptarë, u terrorizuan tash e 1 javë nga filmat e tij. Sepse një polic e kemi ende në spital nga plagët prej filmave të tij”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Tashmë një javë është situatë e tensionuar në veri të Kosovës, ku fillimisht u plagos një polic nga persona të armatosur, kurse sot u barrikaduan edhe disa rrugë.