Presidenca e ka konfirmuar sot se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Insajderi ka kontaktuar me anëtarin e kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri në lidhje me këtë takim dhe i njëjti ka konfirmuar se LDK do të shkojë
“Po, do të ketë përfaqësues të LDK-së në takimin e sotshëm”, tha shkurt Tahiri për Insajderin.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja.
Kjëtë informacion për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili.