Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, vetëm një ditë pasi ky institucion mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.
Sipas anëtarëve të KQZ-së janë institucionet e sigurisë që u takon të flasin për sigurinë. KQZ-ja po mban mbledhje me vazhdim të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.