Hoxha dhe humanisti më i madh shqiptar, Halil Kastrati ka publikuar dje një fotografi me ish-kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin në umre.
Ata kanë qëndruar në Arabinë Saudite, për kryrjen e umres, vizitë kjo vullnetare në tokat e shenjta islame.
Ndaj vizitës se Bekim Jasharit në vendet e shenjta të muslimanëve, ka reaguar analisti kosovar, Vehbi Kajtazi.
Kajtazi ka thënë në Twitter se kurrë nuk do të besonte se ndonjë trashigmtar të familjes Jashari do ta shihte në këtë gjendje, të cilën e ka vlerësuar si të dhimbshme.
“Kurre nuk kisha mendu se vjen dita dhe e shoh nje trashegimtar te Familjes Jashari ne kete veshje dhe ne kete gjendje. E dhimbshme“, ka shkruar ai.